Të ftuar:

Olsi Beçi – Fotograf

Ariola Spahiu – Specialist marketing

Ata janë një çift shumë simpatik që janë njohur së bashku rreth 7 vite më parë. Bëhet fjalë për fotografin Olsi Beçi dhe Ariola Spahiun. Çifti janë njohur nga miq të përbashkët dhe përmes bisedave të gjata në “Facebook” ku më pas filluan edhe takimet e tyre të dashurisë.

Sot ata janë të martuar dhe kanë një vajzë. Olsi Beçi dhe Ariola Spahiu ishin të ftuar në studion “Rudina” në Tv Klan nga ku rrëfyen historinë e tyre të dashurisë.

“Unë e kam parë për herë të parë Arjolën në “Facebook”. Një shoqja jonë e përbashkët e cila merret me modeling më thotë: Kam një shoqe në master që është fiks tipi jot. Do që ta prezantoj?

Pse jo, i thash unë. Nuk po bëheshim mbarë për t’u takuar dhe i thash që t’më tregonte adresën e saj të “Facebook”. Ajo më nisi fotografinë dhe më pëlqeu shumë kur e pashë. Pas disa ditësh u bëmë shokë dhe kështu nisi”, tha Beçi.

Ndërkohë Spahiu shtoi se në fillim ata flisnin gjatë gjithë kohës me njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale dhe më pas u takuan.

“Unë e njihja Olsi Beçin si fotograf. Ai më bëri ftesë në “Facebook”. Mikesha ime më kishte folur për të, por unë bëra pak rezistencë, nuk e pranova që në fillim. Në atë kohë qëndronim 24 orë në linjë dhe flisnim shumë me njëri-tjetrin. Kështu ndodhi derisa ne u takuam dhe u dashuruam. Periudha e flirtimit nuk zgjati shumë, rreth 2 muaj kaluan dhe u bëmë zyrtarisht të dashur. Ne ishim të dy fushave të ndryshme dhe njërëzit thonin se unë isha lidhur me një kameraman”, tha Spahiu.

Elda Laze – Gazetare, autore e programit më të ri ‘Dr. Plastik

Prej ditës së nesërme në ekranin e Televizionit Klan në orën 17:15 do të nisë transmetimin një program i shumë pritur.

Titullohet “Doktor Plastik” dhe është një formë “reality show”, i cili do të sjellë përsonazhe të panjohur, që kërkojnë të bëjnë ndryshime tek vetja nëpërmjetë ndërhyrjeve plastike. Por, për të treguar më shumë detaje rreth këtij program ishte sot në studion “Rudina” autorja e “Doktor Plastik” Elda Laze.

Laze tha se ky program do të sjellë gjithçka që ka ndodhur në kohë reale.

“Puna për këtë projekt ka muaj që ka nisur. Ky është një projekt tejet i vështirë për shkak të formulës që ka sepse duhej marrë parasysh edhe koha e rikuperimit të personazheve pas operacioneve. Por pavarsisht se kanë patur periudha rikuperimi shumë të shkurta rezultatet kanë qenë të dukshme. Janë operacione shumë të vështira dhe zgjasin deri në 2 orë e gjysmë.

Në këtë emision ne kemi ndjekur gjithçka që ka ndodhur në kohë reale. Përzgjedhja e personazheve është bërë në bashkëpunim mes mjekëve dhe stafit, doktorëve i’u interesonte që të kishin personazhe që të kishin ndryshim”, tha Laze

Pajtim Struga – Këngëtar i muzikës popullore