Të ftuar:

Orinda Hutën – Moderatore “Jo vetem mode”

Orinda Huta nisi rrugëtimin e saj në Tv Klan vetëm 5 ditë më parë si moderatore e emisionit “Jo Vetëm Modë”. Ndryshe nga sezonet e kaluara Orinda paralajmëroi se ky sezon do të vijë me risi dhe një prej tyre ishte të moderimi në terren, duke i “prekur” edhe detajet më të vogla.

Ajo ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan nga ku rrëfeu eksperiencën si moderatore në Tv Klan. Ajo tregoi se kishte nisur punën prej kohësh për përgatitjen e puntatës së parë dhe se ky emision i ka dhuruar mjaft emocione.

“Unë ndihem mirë më terrenin dhe në këtë lloj formati vjen më bukur. Mendoj se ky lloj formati mbytet në studio. Shpresojmë që edhe në të ardhmen të qëndrojmë me të njëjtin ritëm dhe të ecim në rrugët e Tiranës, por jo vetëm. Të flasim rreth stilit, arkitekturës, reportazhe për familjet e vjetra shqiptare dhe gjithçka tjetër. Do futemi më thellë në histori. Në episodin e parë të “Jo Vetëm Modë” u ndjeva shumë mirë. Ne kishim disa ditë që përgatiteshim, ka qenë plot emocion, por çdo gjë është çuar në limitet e kohës”, tha moderatorja.

Dasma e Orinda Hutës dhe Turjan Hyskos bëri bujë dhe u komentua gjatë në rrjetet sociale. Por sot pas rreth një viti, moderatorja rrëfeu prapaskenat e dasmës.

E ftuar në emisionin “Rudina” Orinda rrëfeu se kishte planifikuar që ceremonia të niste në orën 19:00, por nuk ka ndodhur ashtu. “Turjani u vonua dhe unë e kam pritur poshtë kalasë së Petrelës”, tregon Orinda teksa shton se ceremonia nisi rreth 30 minuta më vonë.

“Në fakt tani që jemi martuar nuk është se ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe, sepse ne kishim kohë që bashkëjetonim me njëri-tjetrin. Por unë kam thënë shpesh nëpër intervista që dasma duhet bërë nëse gjen njeriun e zemrës. Është një etapë që duhet kapërcyer. Si nuse doja të isha e thjeshtë. Gjatë këtyre 10 viteve me Turjanin unë kam provuar më shumë se 100 fustane nusërie të stileve të ndryshme dhe nuk kisha nevojë për egzibicion në dasmën time. Nuk doja fustan me shumë shtresa. Unë e dija shumë mirë se çfarë doja, një fustan shumë të thjeshtë. Gjatë vitit që unë prisja të bëhesha nuse, bëja vrap nga Liqeni sepse doja të isha me energji të mirë, por sa më shumë afrohej data unë përjetoja një moment të veçantë sepse mbushesha me lot. E doja dasmën ashtu siç e kisha imagjinuar. Por dhëndri nuk erdhi në kohë, sepse nuk ia bënë të mundur dhe unë e kam pritur poshtë kalasë së Petrelës. Ne e kishim lënë në orën 7 të mbrëmjes, por nuk erdhi në 7, por në 7 e 30. Por unë isha e vendosur dhe thash: Do nisem tani”, tregoi Orinda.

Aleks Seitaj – Aktor

Emisioni “Rudina” ka trajtuar në puntatën e sotme një histori nga ato të cilat nuk është lehtë të harrohen.

Bëhet fjalë për historinë e një 25-vjeçareje nga Dibra, Dafina Kadriu, e cila teksa ishte në muajin e 8 të shtatzënisë kaloi një hemoragji të rëndë, çka rrezikoi seriozisht jetën e saj dhe të bebes.

Por ndërhyrja në kohë për ta sjallë me helikopter në Tiranë për një ndërhyrje më të specializuar nga mjekët e Maternitetit “Mbreteresha Geraldinë”, bënë që ajo sëbashku me foshnjen të shpëtojë. Sot Dafina mban në krahë vajzën e saj teksa e përshkruan si lumturinë më të madhe.

“Në muajin e 8-të më erdhën dhimbjet e parakohshme. Në spitalin e Peshkopisë më mbajtën vetëm një ditë për shkak të kushteve dhe më nisën me helikopter për Tiranë dhe këtu më shkoi gjithçka mirë. Kam qenë shumë e sikletosur, s’dija si do të shkonin gjërat. Por sot ndjej një kënaqësi shumë të madhe, nuk mund ta besoj”, tha Dafina.

Ai është një personazh jo krejtësisht i zakonshëm. Ka mbaruar studimet e larta për aktrim, por ka guxuar edhe në disiplina të tjera të artit, si muzikë, dublim, parodi muzikore. Ndërkohë së fundmi ka deklaruar se do e lerë aktrimin dhe Shqipërinë, për të punuar dhe udhëtuar me kroçerë, një udhëtim që në fakt do e nisë nesër.

Bëhet fjalë për Aleks Seitaj, i cili ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina”, ku rrëfeu arsyet e largimit nga Shqipëria.

“Në Shqipëri nuk jam ndjerë asnjëherë si në shtëpi dhe kjo është një nga arsyet përse kam vendosur të largohem. Kam kaluar një periudhë depresioni si pasojë e bulizimit dhe si pasojë e realitetit ku jetoj. Unë gjithmonë kam qenë larg realitetit shqiptar”, tha Aleks Seitaj.