Gjatë kohës që Rudina Magjistari ishte në studio me këngëtaren Eli Fara këtë të hënë, Shqipëria u trondit nga një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter.

Por as prezantuesja dhe as këngëtarja nuk i ndjenë lëkundjet që zgjatën pak sekonda. Këtë e komentoi vetë Magjistari me të ftuarin e dytë të ditës, regjisorin Petri Bozo, i cili është edhe djali i inxhinieres Luljeta Bozo.

Rudina: Një tërmet i vërtetë dukej edhe ky spot ë, siç vjen me zërin e Albert Dumanit që e lexon ashtu, dramatik. Vjen bukur. Meqë ra fjala, më thanë që gjatë kohës që ishim me Eli Farën në studio pak më herët paska rënë tërmet, por ne nuk e ndjemë fare këtu.

Petri Bozo: As unë jo, unë kam qenë duke udhëtuar me makinë, kështu që…

Rudina: Nuk e ndjemë fare, por paska qenë tërmet i fortë. Nuk e di sa ballë? I cilës shkallë?

Petri Bozo: 4.1 – 4.2.

Rudina: Edhe mbrëmë madje është ndjerë tërmet.

Petri Bozo: Po rreth orëve të para të mëngjesit, rreth orës 2, në të njëjtën gradë afërsisht, i të njëjtës shkallë.

Rudina: Duhej të kishim mamanë tënde tani në lidhje direkte, të na komentonte diçka në lidhje me lëkundjen, por ajo na ka qetësuar gjithmonë.

Petri Bozo: Profesoreshë Lulja e ka thënë që në fillim që paslëkundjet do të vazhdojnë gati për një periudhë 6-mujore, kështu që është brenda parashikimit të vet.

Rudina: Madje, edhe deri në një vit, kështu që nuk duhet të trembemi dhe duhet t’i marrim me qetësi.

Petri Bozo: Por, do të jenë të vogla gjithmonë.

Rudina: Ti marrim me qetësi, pa panik. Asgjë…tashmë kemi fituar edhe eksperiencë kam përshtypjen nga këto gjërat e rrezikshme, kështu që s’na bëjnë shumë përshtypje këto lëkundjet e vogla më.

Petri Bozo: Çfarë kishte për të rënë, ra. /tvklan.al