Të ftuar:

Sara Kolami – Moderatore

Viola Spiron – Moderatore

Albana Bytyçi – Instruktore Pilates

Orgesa Kalemi – Organizatorja e evenimentit “Pilates” në jug

Xhensika Trola – Gazetare

“Pilates” është teknika më e re e stërvitjes që po gjen zbatim kohët e fundit edhe në Shqipëri. Një disipinë që jep kontroll total mbi trupin, të krijon elasticitet të jashtëzakonshëm, koordinim të shtyllës kurrizore me gjymtyrët, si dhe dhuron fuqi të kombinuar midis trupit dhe mendjes.

Pilates është praktikuar në muajin Maj në jug të Shqipërisë, në plazhin e Dhërmi-ut, nga disa prej vajzave të bukura të ekrani e showbizit shqiptar. Dhe disa prej tyre ishin sot të ftuara në studion e “Rudina” për të folur pikërisht për këtë eksperiencë.

Gjatë emisionit ishte Albana Bytyci, instruktorja tregoi se Pilates është një disiplinë kurative e cila bën lidhjen e mendjes me trupin me anë të frymëmarrjes.

“Pilates nuk ka shumë që praktikohet në Shqipëri, është e re. Pilates është një disiplinë që përmbledh shumë gjëra në vetvete. Përveçse është një mënyrë stërvitjeje është edhe kurative. Bën lidhjen e mendjes me trupin me anë të frymëmarrjes. Gjithashtu ndihmon në muskulaturë dhe në posturë” tha instruktorja.

Ndërkohë Orgesa Kalemi, organizatorja eventit Pilates në Jug tha se ndryshe nga ç’jemi mësuar t’i shikjojmë vajzat e showbizit në evente të ndryshme ku janë të veshura dhe të kuruara, që prej nisjes në Jug ato kanë qenë të veshura sportive dhe pa grim.

Moderatoret Sara Kolami dhe Viola Spiro po ashtu treguan për eksperiencën e tyre teksa e përshkruanin Pilates si qetësi shpirtërore.

“Në fillim diskutonim me njëra-tjetrën, pastaj qetësi, nuk fliste asnjëra”, tha Kolami.

“Unë kisha këmbën e vrarë, kisha një tërheqje tendine dhe tashmë më është shëruar. Duke qenë se bëmë tërheqje dhe ushtrime të tjera, unë ndihem e shëruar”, tha Spiro.

Petro Kula – Pastiçier, bukëpjekës