Të ftuar:

Arlinda Morina – Regjisore

Në një moment kur askush nuk e pret, jeta të vendos përballë sfidash të vështira.

E tillë është historia e 35-vjeçares nga Kosova, Arlinda Morina, me profesion regjisore dhe autore e disa filmave me metrazh të shkurtër. Ajo është përballur me sëmundjen e leucemisë dhe doli fitimtare.

Morina ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku tregoi luftën disa mujore me sëmundjen.

“Kur mora vesh për sëmundjen ishte hera e parë që isha në spital. Gjëja e parë që mu kujtua ishte të luftoja siç kam luftuar nëpër garat e karatesë. Kam patur 6 kimioterapi, por me vullnet biopsia doli me sukses. Por kryesorja është që unë jam e fuqishme, çdo ditë dal bëj vrap dhe merrem me aktivitet fizik.

Unë isha duke punuar për një shfaqje në tetarin Dodona dhe filluan të më nxjerrin hundët gjak dhe kisha një lodhje jo të zakonshme të shoqëruar me dhimbje në fund të brinjëve. Mendova të mbaroj shfaqjen dhe të shkoja në spital, pasi mbarova shfaqjen shkova në spital dhe bëra analizat dhe kisha homoglobinën tepër të ulët. Më thanë që me urgjencë duhet të shkoja në spital, më pa doktori dhe më kërkoi të shtrohesha. Telefonova familjen dhe erdhën dhe morën analizat. Fillimisht nuk më treguan, donin ta mbanin të fshehtë, por pasi erdhi vëllai nga Finlanda më tregoi se nuk ishte grip, por leucemi. Kur ma tha, për një moment mu duke sikur ndali zhurma.

Më pas erdhi gjithë shoqëria dhe kështu vendosa ta pranoj dhe më pas të luftoj. Unë edhe vdekjen e kam pranuar. Një natë kam qenë shumë keq dhe mendova se do të vdisja, por më erdhi një fuqi e madhe dhe të nesërmen ma pranoi trupi gjakun. Nuk është e lehtë, por vendosa të krijoj një humor tek vetja dhe i vendosa emrin Leo sëmundjes. Filloi kimioterapia dhe kaloi gjithçka. Kam shtuar 20 kilogramë, por tani po merrem me sport”, tha regjisorja.

Ajo po ashtu tregoi se prindërit e saj kanë kaluar një lloj shoku dhe se babai i saj ka humbur 10 kilogramë.

“Ka qenë shumë e vështirë për familjen time, babai im ka humbur 10 kile, por nëna ka qenë shumë e fortë, gjë që nuk e kam pritur. Gjithë familja ka përjetuar një lloj shoku. Por kur motivon vetveten largohet e keqja prej teje”, përfundoi Arlinda Morina.

Devis Xherahu – Këngëtar

Ai është një prej këngëtarëve shqiptarë që nuk di të ndalet kur vjen puna për të nxjerrë hite të reja në tregun muzikor. Me një karrierë disa vjeçare mes Greqisë dhe Shqipërisë, Devis Xherahu ka arritur të jetë një prej zërave më të kërkuar.

Sot ai ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të na rrëfyer këngën e tij më të re të sapo lançuar në treg, titulluar “Kur gjethet bien në vjeshtë”.

Gjatë emisionit këngëtari tha se këngën ia ka dedikuar një personi shumë të veçantë, pikërisht nënës së tij, Marjana. Me anë të kësaj kënge Devisi surprizoi nënën e tij pasi ajo nuk është në dijeni.

“Kënga “Kur gjethet bien në vjeshtë” është këngë e vjetër shkodrane, e kënduar nga Rudolf Stambolla në vitet 1956-1957. Unë po shkoja me nënën time në Korçë dhe rrugës vendosa një disk me serenata të vjetra dhe ajo nisi të këndonte. Kur doli kjo këngë nëna ime po e këndonte dhe në një moment e humba zërin e saj, kthej kokën dhe shikoj që po qante.

Më pas më tregoi se kjo këngë kishte qenë e preferuara e saj dhe e babait. U preka, por nuk i thashë gjë. Kështu që sot kjo këngë është surprizë për nënën time. Ia bëra dhuratë prindërve të mi këtë këngë sepse jam i sigurt që edhe babai nga atje lart është duke më parë”, tha Xherahu.

Jonian Anonin – CEO i kompanisë dhe trajnuesen në Real Estat

Edit Bregu – Trajnuese ne Real Estate