Të ftuar:

Rovena Dilo – Këngëtare

Ajo është një nga këngëtaret më të njohura të muzikën sonë të lehtë. Njihet për stilin e saj të veçantë, por edhe për karrierën e suksesshme dhe shumë të gjatë në muzikë.

Këngëtarja Rovena Dilo njihet si një vajzë që shpesh herë ka thyer tabutë dhe ka tentuar të sjellë një frymë krejt tjetër, duke mos iu ndarë dëshirës së madhe për të bërë muzikë të mirë. Sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku tregoi për eksperiencën në “Kënga Magjike” dhe bashkëpunimin me Onat.

Kënga e tyre “Ma jo” u shpall fituese e çmimit “Kënga Stil”, çmim të cilin ata ia dedikuan studentëve, të cilët prej ditësh protestojnë për plotësimin e 8 kërkesave të tyre. Dilo tha se ia dedikuan studentëve çmimin sepse ata siç i përshkruan ajo, janë “refreni i shpresës”.

“Çmimin që fituam ne ia dedikuam studentëve sepse ata janë frymëzimi më i madh i Shqipërisë për momentin. Asgjë nuk i superon dot ata dhe nuk i’ua kalon dot. Ata janë refreni i shpresës tonë, i së ardhmes dhe dinjitetit që i mungon këtij vendi. Mendoj se qytetaria hesht sepse është dhunuar nga kjo lloj politike agresive dhe aspak ndihmuese. Rinia është ajo që po i thotë kësaj politike boll, boll punuat për vete, duam një politikë që punon për shqiptarët, këtë po thotë rinia”, tha Dilo.

Po ashtu gjatë emisionit këngëtarja tregoi se si lindi bashkëpunimi me Onat për këngën “Ma jo”.

“Ideja e parë që të sillnim këtë këngë me një reper, ishte e imja dhe e Adi Hilës. Babastarsat i adhurojnë të gjithë, nuk i adhuroj vetëm unë. Tentacioni i parë për të bashkëpunuar me Onat ishte një gjë shumë e pëlqyeshme për mua, më intrigoi që në fillim. Të gjitha këngët kanë brenda motive që i bëjnë më intriguese. Thuajse të gjitha këngët kanë melizma të muzikës popullore”, tha këngëtarja.

Është bërë traditë tashmë në programin “E diela shqiptare” që pas përfundimit të “Këngës Magjike” të realizohet “Post Kënga Magjike”.

Këngëtarët mblidhen dhe diskutojnë për festivalin. Këtë vit këngëtaret Rovena Dilo dhe Ronela Hajati debatuan në lidhje me këngën që kishte zgjedhur kolegu i tyre Robert Aliaj për të konkuruar në festivalin “Kënga Magjike”. Ronela u kthye kundër Robertit duke u shprehur se me këngën “Ah ku më hodhi Zoti” ai duhet të recitonte diku tjetër dhe jo në “Kënga Magjike”.

Kjo bëri që Rovena Dilo të marrë mikrofonin dhe t’i thotë që me këtë ajo ofendon edhe reperat. Lidhur me këtë debat, këngëtarja Rovena Dilo foli edhe në emisionin “Rudina” ku ishte sot e ftuar. Ajo sqaroi se nuk është zënë me Ronelën dhe shtoi se ishte thjesht një debat në të cilin ajo kishte mbrojtur Robertin .

“Roberti interpretoi vargje, bejte apo le t’i marrim si të duam. Ai doli në skenën e festivalit dhe solli zhanrin e tij, por ky lloj zhanri, protesta apo revolta është një zhanër shumë i përhapur nëpër botë. Të gjithë i drejtohen problemeve sociale, politike apo problemeve shoqërore nëpërmjet këngëve. Dhe Roberti solli këtë lloj kënge dhe u duartrokit jashtëzakonisht shumë sepse ishte momenti i kësaj kënge, ishte ide e bukur e përshtatur me protestën e studentëve.

Roberti nuk doli natën e fundit dhe ajo që ndodhi ishte që Ronela tha le të shkojë në Kongres Roberti. Unë dhe Aurela që ishim afër nuk e mirëpritëm këtë sepse një artist nuk del në skenë vetëm për të kënduar. Ronela e kishte për tematikën. Ngrihet Aurela e para dhe po e kundërshtonte për këtë etiketim që po i bënte këngës dhe unë u ngrita dhe i thashë ajo këngë është si gjithë të tjerat. Dhe ajo më tha nuk është këngë, është recitim. Unë ia ktheva duke i thënë që ti po hedh poshtë repin. Unë nuk u zura me Ronelën, ai ishte një debat. Unë mbrojta Robertin sepse ajo në mënyrë të padrejtë tha se kënga e tij nuk duhet të ishte pjesë e festivalit. Unë nuk e kam me Ronelën këtë debat, e kam me të gjithë ata që mendojnë si Ronela”, tha këngëtarja.

Ingrid Xhaja – Menaxhere e Marketingut, Cineplexx Albania

Manjola Halilaj – Këshilluese klienti pranë Procredit Bank.