Të ftuar:

Silva Gunbardhi – Këngëtare

Dafi – Këngëtar

Ata janë një çift i showbiz-it shqiptar të cilët përveç dueteve muzikore kanë krijuar edhe një familje të bukur së bashku. Silva Gunbardhi dhe Dafi Derti ishin sot të ftuarit në studion e “Rudinës” për të prezantuar klipin e tyre më të ri “Hajde Shqipe”.

Çifti simpatik, i cili ka fituar zemrat e gjithë dashamirësve të muzikës, nuk hezitojnë kur vjen puna për të zbuluar detaje nga jeta e tyre dhe marrëdhënia në çift.

I tillë ka qenë edhe ky moment në emisionin e pasdites në Tv Klan, kur Silva tha se bashkëshorti i saj nuk i pëlqente modelin e flokëve që ajo kishte zgjedhur për intervistën me moderatoren Rudina Magjistari, ku të dy ishin të pranishëm.

Ajo shton me humor se pak para se të niste transmetim kishte bërë një sherr me të shoqin pasi ai nuk dukej i kënaqur për paraqitjen e Silvës.

“Nuk ka as 5 minuta që bëra një sherr këtu në Klan me Dafin, se Dafi nuk i pëlqeu flokët e mi. Unë i kisha bërë me mish e me shpirt, ai sapo më pa ç’i ke këto flokë o zemër tha”.

Ndërkohë që këngëtari Dafi tha se atij i pëlqen që të thotë gjithnjë të vërtetën edhe nëse nuk i pëlqen look-u i së shoqes . “Unë e kam të vështirë të gënjej, nuk mund të shtirem, nuk më pëlqen”.

Duket se çifti i të famshmëve nuk bën përjashtim nga çiftet e tjerë, të cilët herë pas here mund të kenë kundërshti për paraqitjen e njëri-tjetrit, gjë që mund të çojë edhe në ndonjë “sherr” kalimtar.

Aida Baro – Kryeredaktore e botimeve “Pegi”