Të ftuar:

Petri Bozo – Producent, Regjisor

Yo Yizhou  – Miss Kina, “The Miss Globe 2018”

Amfitetari i kryeqytetit mori pamjen më të bukur se çdo herë tjetër mbrëmjen e së dielës. Në të parakaluan 50 vajzat më të bukura të 50 vendeve të ndryshme të botës. “The Miss Globe 2018” u realizua nën drejtimin e producentit dhe regjisorit Petri Bozo. Kurorën e më të bukurës e mori Miss Kina, Yo Yizhou e cila ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku rrëfeu emocionet e kurorëzimit si më e bukura e globit.

“Jam shumë e emocionuar dhe kurrë nuk kam për ta harruar këtë moment. Më pëlqeu skena dhe vajzat e tjera që u bënë shoqet e mia. Do ta mbaj mend këtë moment përgjithmonë. Më pëlqeu shumë Shqipëria, stili i jetesës. Më pëlqeu Tirana, njerëzit këtu janë shumë miqësorë dhe duke buzëqeshur. Ishte hera ime e parë në Shqipëri, nuk e kisha vizituar dhe nuk kisha dëgjuar më parë për të”, tha Yo Yizhou.

Ndërkohë producenti dhe regjisori Petri Bozo shtoi se këtë vit “Miss Globe” solli një atmosferë shumë të mirë në vendin tonë. Ai shtoi se ky event ka për qëllim që të promovojë vendin tonë.

“Turi i “Miss Globe” bëhet çdo vit, por ne përpiqemi të gjejmë gjithnjë një formulë ndryshe për të zgjeruar gamën e promocionit që i bëjmë vendit tonë. Këtë vit e kishim programin më të reduktuar sepse duhet t’i linim radhën eventeve të tjera të ngjashme që realizohen. Në ndryshim nga “Miss Shqipëria” që bëhet nëpër kala, “Miss Globe” jo detyrimisht mund të bëhet jashtë. “Miss Globe” solli një atmosferë shumë të mirë”, tha Bozo.

Ervin Kurtin – gazetar i Showbizz

Ai është sot ndër gazetarët më të njohur të showbiz-it shqiptar. Bëhet fjalë për Ervin Kurtin i cili zbuloi më tepër për veten gjatë emisionit “Rudina” në Tv Klan.

Ai tha se vite më parë i vinte turp të pranonte që ishte nga fshati dhe thuajse gjithnjë e shmangte si pyetje. Por sot gazetari rrëfeu se puna dhe kontakti me njerëzit e ka ndihmuar atë të çlirohet nga komplekset dhe të flasë pa ndrojë për origjinën dhe pasionet e tij.

Rudina Magjistari: Ti je një djalë që e ke nisur nga fshati, ke arritur të punosh fort dhe sot je bërë i famshëm, ke një punë të mirë që e do. Ia ke dalë vetë.

Ervin Kurti: Absolutisht po. Unë nuk e kisha tagër që të bëhesha model suksesi që t’më ndiqnin të tjerët. Unë ndoqa ëndrrën time. Ka qenë pak e vështirë për mua, në fillim ndihesha i turpëruar kur i thoja njerëzve që jam nga fshati ose nuk ua thoja fare. Unë gjimnazin e kam bërë tek gjuhët e huaja dhe kur më pyesnin nga je, unë thoja nga Tirana. S’ka qenë kaq e emancipuar Farka para 17 vitesh, tani është kthyer në destinacion. Puna dhe kontakti me njerëzit më bëri të pyes veten përse duhet të kisha turp se isha nga fshati, kur në mëngjes kam pirë qumësht lope të freskët, jam ushqyer me fruta të freskëta, kam ngrënë nga produktet e kopështit…

Rudina Magjistari: Dhe kur të gjithë sot po duan të shkojnë në fshat…

Koha na ka treguar që zanati i qëndisjes mund të bëhet vetëm nga vajzat dhe gratë. Madje, nëse marrim në konsideratë pajën, qëndisja ishte një element që nuk mungonte në çarçafë dhe mbulesa. Por, qëndisja nuk është një zanat që përvetësohet vetëm nga gratë e vajzat. Edhe djemtë mund të qëndisin.

Gazetari Ervin Kurti është një ndër ta. I ftuar sot në studion e “Rudina” në Tv Klan ai tregoi për pasionin e tij të veçantë, qëndisjen. Ai po ashtu gjatë emisionit qëndisi live, ndërkohë që tha se zakonisht qëndis për të hequr stresin.

“Unë kam qenë 9 ose 10 vjeç kur kam nisur të qëndis. Kam qenë fëmija i parafundit dhe kam qenë i lidhur me punët e shtëpisë dhe motrat e kishin kollaj të më çonin diku për të marrë një model qëndisje. Në atë kohë nuk kishte modele që t’i i shikoje me katalogje. Fillimisht si me dhunë nisa të ndihmoj motrat për pajën. Kam nisur të qëndis me thes sepse ishte më e kollajtë për punën kryq.

Mbushja do një specifikë që nuk duhet ngatërruar peri. Pas pajave nuk qëndisa më shumë sepse duhej t’i përkushtohesha studimeve. Sot unë qëndis për të hequr stresin, për të bërë një gjë të cilët druhen ta bëjnë dhe mbi të gjitha është një gjë e imja. E bëj sepse më pëlqen mua. Unë edhe shtëpinë time ideale do doja ta kisha me qëndisma të punuara me dorë sepse është një gjë e bukur, e pastër dhe artizanale”, tha gazetari.

Nevila Xholi – “Bake my day Happy”

Glejdis Spahiu –  Arkitekt dhe piktor