E ftuara speciale sot në programin “Ditë për Ditë”, ishte gazetarja e mirënjohur Rudina Xhunga. Në një rrëfim të hapur për karrierën, jetën, librat dhe marrëdhëniet me familjen, ajo dha detaje shumë interesante mbi menaxhimin e të gjithave, duke përmendur këtu dhe mjaft peripeci mbi profesionin e saj.

Vështirësi rrugëtime të gjata me vajzën ende bebe apo kur ishte shtatzënë, ishin vetëm disa nga detajet e realizimit të intervistave me personazhet më të famshme si Orhan Pamuk apo Salman Rushdie./tvklan.al