Rudina Xhunga: Si ndryshoi jeta ime pas ardhjes në jetë të Alanës

Rudina Xhunga: Si ndryshoi jeta ime pas ardhjes në jetë të Alanës

18:55 01/10/2019

Ajo është një gazetare e njohur për publikun, e cila prej shumë vitesh tashmë me profesionalizëm ka ditur të drejtojë emisione politike të suksesshme. Por ndryshe nga daljet e tjera televizive, Rudina Xhunga ishte e ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan së bashku me vajzën e saj, Alana Hila për të folur më gjatë dhe për marrëdhënien e tyre.

Në daljen e parë televizive të vajzës së saj, gazetarja tregoi se pas lindjes së Alanës për të ka ndryshuar edhe mënyra e të parit të botës.

“Kur lindi Alana, ma kanë vënë në krahë për herë të parë dhe nisi të qante. Por më vonë e ka mbajtur babi sepse mua s’po më dilte mirë narkoza dhe kam fjetur gjumë. Për mua tani ka ndryshuar mënyra e të parit të botës. Përpara se Alana të lindte, puna dhe argëtimi ishin kryesoret, ndërsa tani Alana është e para. Alana ka karakter, kështu ka thënë Erjona Shehu kur i ka parë lëkurën dhe ka vërtetë. Mbase gabimi ynë ishte që e futëm në shkollë shumë shpejt, por nuk mund të them që është shumë gabim sepse ka shoqe shumë të mira dhe ka mësues të mirë. Mendoj se pika kyçe është edukimi dhe prandaj kam shumë qejf jo thjeshtë t’i tregoj përralla dhe t’i bëj libra me përralla Alanës. Dhurata më e madhe që ne mund t’i bëjmë botës është edukimi i fëmijëve tanë”, tha gazetarja Rudina Xhunga.

“Mami është shumë e mirë dhe bën shumë mirë omletën. Mami ka merak kur unë hidhem. Kur të rritem unë dua të bëhem pianiste dhe artiste”, tha Alana./tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori