RUDINA – ZAMIRA KITA: JU PREZANTOJ VAJZEN TIME, ENIREN; 15 VITE “LISAP ALBANIA”!



RUDINA – ZAMIRA KITA: JU PREZANTOJ VAJZEN TIME, ENIREN; 15 VITE “LISAP ALBANIA”!

20:01 14/05/2018

Të ftuar:

Zamira Kita – Aktore dhe drejtoreshe e Teatrit te Korçës “Andon Zako Çajupi”

Enira Beqiraj – Vajza e saj 15 vjeç

Ajo është një nga aktoret më të mira shqiptare e cila ka përfaqësuar denjësisht qytetin e saj të lindjes Korçën. Bëhet fjalë për Zamira Kitën e cila gjithashtu prej 11 vitesh është edhe drejtoreshë e Teatrit të Korçës. Por sot ajo ishte e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan për të rrëfyer një tjetër anë të saj, atë të marrëdhënies me të bijën, Enirën.

Gjatë emisionit aktorja rrëfeu edhe një nga momentet më të vështira teksa tha se pas lindjes së vajzës kishte përjetuar një depresion të rëndë.

“Pas lindjes së vajzës nuk kam qenë shumë e ngarkuar sepse isha tërhequr nga teatri. Nuk e kam thënë ndonjëherë, por pas lindjes unë kam kaluar një depresion shumë të rëndë, ka qenë shumë e vështirë për mua, gati 40 ditë. Ka qenë shqetësim shumë i madh dhe për familjen e Benit edhe për ne të dy. Na u duk një periudhë pa zgjidhje, më dukej sikur do të çmendesha përfundimisht, sikur s’do ta rrisja dot vajzën, ose do të vdisja. Ishte depresion. Kam shkuar në shumë mjekë, por fatmirësisht Zoti më dha Enirën të urtë sepse nuk di si do kisha reaguar. Që në atë periudhë filloi tërheqja nga teatri, u mbylla në vetvete. Pas 40 ditësh më kaloi depresioni dhe aty kuptova që kisha sjellë në jetë një fëmijë që e kisha aq shumë të dëshiruar. Pastaj fillova të nxjerr gjërat që i kisha përgatitur Enirës, kuvertat, bluzat dhe fillova ta vesh bukur. Më pas nuk i jam ndarë asnjë çast, madje, madje ne flemë bashkë sepse edhe Enira është shumë e lidhur me mua”, tregoi aktorja.

Valdete Jakupaj – Administratore “Lisap Albania”

Dasara Karaiskaj – Gazetare

Jurtin Hajro – Arkitekt “TiranaZeroSpace”

Lira Pipa – Fotografe “TiranaZeroSpace”

Bevis Fusha – Fotograf “TiranaZeroSpace”



Të ngjashme