Një shqiptar është arrestuar në Rumani, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle. Shqiptari ka qenë pjesë e një grupi kriminal që grabiste në Spanjë. Kjo organizatë u shkatërrua në Prill dhe u arrestuan 11 persona.

Anëtarët e bandës akuzohen për 85 grabitje. Pas arrestimeve të kryera gjatë operacionit policor, dy prej anëtarëve u arratisën nga Spanja.

Njëri prej tyre u kap në Rumani dhe tashmë iu dorëzua autoriteteve spanjolle, ku dhe do të përballet me akuzat. Shqiptari në fjalë është 28 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë me dije. /

tvklan.al