Realdo Fili, negativ në testin e parë

Kampionati rumun i futbollit do të nisë 6 Qershor dhe Realdo Fili i cili u transferua tek skuadra e Botoshanit në merkaton e dimrit tregon se rregullorja e aktiviteteve sportive në Rumani sanksionon teste anti-Covid para çdo ndeshjeje.

“Do të bëjmë testin Covid para çdo ndeshjeje dhe do të jemi gjatë gjithë kohës së grumbulluar duke mos pasur kontakt me njerëz të tjerë”.

Fieraku 24-vjeçar ka marrë këtë të enjte një lajm të mirë.

“Stafi e ka bërë testin Covid 3 herë ndërsa unë pas përgjigjes së parë dje dola negativ dhe pas përgjigjes së dytë do të lejohem të bashkohem me klubin”.

Fili u transferua në Rumani pas eksperiencës me shumë klube shqiptare dhe pret të luajë ndeshjen e parë me ekipin e tij të ri.

“Humba javët e para të kampionatit për çështje të letrave dhe lejes së punës. Kam vajtur si dyfish këtë periudhë. Jam stërvitur shumë dhe ndihem gati për startin e kampionatit”.

Më rregullat e reja për sigurinë shëndetësore, futbolli nuk do të jetë më i njëjtë. Lojtarët do të duhet të kujdesen pasi, ndryshe nga kampionatet e tjerë që mund t’ia kalojnë me një karton të verdhë, në Rumani nëse pështyn në fushë gjatë një ndeshjeje rrezikon pezullim për 12 javë.

“Kemi rregulla të reja si mbajtja e distancës me njëri-tjetrin, të mos pështyjmë në fushë, të mos rrimë afër. Futbollistët dinë të përshtaten dhe besoj se nuk do të ketë probleme në këtë pjesë. 

Botoshani i Mesfushorit fili është një ndër skuadrat më të mira të Rumanisë. Në 8 ndeshjet e mbetura lufton për titull dhe minimalisht zonën europiane.

Tv Klan