Në një Rusi në luftë, ka vetëm një kandidat real dhe vetëm një fitues: Vladimir Putin.

Ndërsa rusët filluan të hedhin votat e tyre në zgjedhjet e 15-17 Marsit në 11 zonat të vendit, popullariteti i ish-nënkolonelit 71-vjeçar të KGB-së është i lartë mes mbështetjes së fortë për luftën në Ukrainë.

“E dini, ndihem krenare. Sepse ne kemi votuar për udhëheqjen tonë gjatë gjithë jetës dhe ky është një mësim për nipërit tanë”, tha një banore.

“Unë votoj gjithmonë. Njeriu duhet të jetë përgjegjës sepse e ardhmja varet nga e ardhmja jonë”, u shpreh një banore.

Qendrat e para të votimit u hapën në Lindjen e Largët të Rusisë. Gjatë ditës, votuesit do t’i hedhin votat e tyre në gati 100.000 qendra votimi si dhe në rajonet e Ukrainës të cilat Moska i aneksoi jashtëligjshëm.

Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefi i shtabit Valery Gerasimov votuan gjithashtu. Rezultati i zgjedhjeve pritet të bëhet i ditur më 18 Mars.

Ai do ta zgjasë sundimin e tij për edhe gjashtë vjet të tjera, pasi secili kundërshtar i tij serioz s’u lejua të garojë kundër tij nga Kremlini. Zgjedhjet, të cila nuk pritet të jenë as të lira e as të drejta, janë të parat që mbahen në Rusi prej se Putini e nisi agresionin në Ukrainë, në Shkurt 2022.

Putini, i cili ka qenë president, apo kryeministër për ati 25 vjet, po garon kundër tre politikanëve pak të njohur liderit të Partisë Liberal-Demokratike, Leonid Slutsky, nënkryetarit të Dumes Shtetërore Vladislav Davankov nga Partia e Re e Popullit, si dhe kundër ligjvënësit të Dumes së Shtetit Nokolai Kharitonov nga Partia Komuniste.

Por në Rusi, sipas sondazheve dhe intervistave me burime të larta ruse, lufta e ka ndihmuar Putinin të forcojë kontrollin mbi pushtetin dhe të rrisë popullaritetin e tij me rusët.

Shumica e forcave të opozitës ruse janë larguar nga vendi, por ata u kanë bërë thirrje mbështetësve të tyre që të ndërmarrin veprime gjatë zgjedhjeve. E veja e liderit të opozitës ruse të ndjerë së fundmi, Alexei Navalny, u bëri thirrje mbështetësve që të dalin masivisht në qendrat e votimit në mesditën e së dielës, 17 Mars, si një nderim për bashkëshortin e saj të ndjerë.

Bashkimi Evropian dhe NATO i kanë cilësuar zgjedhjet presidenciale të Rusisë as të lira dhe as të drejta.

“Ne e dimë se si do të duket kjo, duke pasur parasysh historinë se si po përgatiten dhe organizohen votat në Rusi nën administratën dhe regjimin aktual të Kremlinit,” tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg vuri në dukje se nuk ka asnjë opozitë të qëndrueshme apo liri të shtypit në Rusi.

KIan News