Brazili është ekipi i parë që kualifikohet për në finalet e Kupës së Botës, Rusi 2018. Selecao fitoi 3-0 me Paraguajin.

Kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje për t’u luajtur, Brazili ka grumbulluar 33 pikë dhe është në vendin e parë të grupit të Amerikës së Jugut.

Coutinho shënoi në pjesën e parë për Brazilin dhe Neymar e Marcelo në të dytën. Neymar protagonisti i ndeshjes pasi pak minuta pas humbjes së penalltisë realizoi një gol manuali. Brazili u ndihmua edhe nga Peruja që mundi 2-1 Uruguajin.

Ndërkaq në Bolivi, Argjentina pa Lionel Messin e dënuar humbi 2-0. Lojë mjaft ritmike nga skuadra vendase. Në minutën e 31, një top i Nisur nga Pablo Escobar kthehet në gol nga Arce. Ndërsa i dyti erdhi Martins në fillim të pjesës së dytë.

Argjentina zbret në vendin e 5 në renditjen e grupit dhe shpreson në Play Off.

Tv Klan