Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë të ditur se 46 civilë janë larguar nga ndërtesat që ndodhen në zonën industriale të fabrikës së çelikut në qytetin Mariupol në Ukrainë.

Civilët u evakuuan përmes dy grupeve të ndryshme. Atyre u është dhënë ushqim, strehim dhe kujdes shëndetësor, ka bërë të ditur Rusia.

Qeveria ukrainase nuk ka komentuar pas këtyre raporteve, ndërsa mediat ndërkombëtare nuk e kanë verifikuar në mënyrë të pavarur këtë informacion.

Kryetari i Bashkisë së Mariupolit ka thënë se rreth 1000 civilë ishin të bllokuar në fabrikën e çelikut në Mariupol, zonë industriale që ishte rrethuar nga ushtarët rusë. /tvklan.al