Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Holanda akuzojnë zyrtarisht Rusinë për një valë globale sulmesh kibernetike.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë fajësoi 7 oficerë rusë të shërbimit sekret ushtarak, GRU, si të përfshirë në sulme ndaj organizatave më të rëndësishme.

Autoritetet holandeze po ashtu akuzuan 4 agjentë ushtarake rusë se kanë spiunuar serverat e Organizatës Botërore të Survejimit të Armëve Kimike, e cila po hetonte atentatin ndaj ish agjentit rus Sergei Skripal, pas të cilit dyshohet se është pikërisht Rusia.

Inteligjenca ushtarake ruse ka gisht në sulmet më të mëdha kibernetike të ndodhura në dy vitet e fundit në vende të ndryshme të globit, tha ambasadori britanik në Holandë.

Këto zhvillime vijnë vetëm pak ditë pasi mediat e huaja zbuluan se një prej dy agresorëve të Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia ishte një oficer i lartë i dekoruar nga Kremlini.

Moska mohon përfshirjen në këto ngjarje, të cilat i quan “Mani Perëndimore e Spiunazhit”.

Tv Klan