Ministri i Jashtëm Rus Sergei Lavrov është shprehur se sa më shumë armë që vendet perëndimore do t’i ofrojnë Ukrainës, aq më gjatë do të zgjasë konflikti. Këtë deklaratë, Lavrov e bëri gjatë një udhëtimi në Turkmenistan.

Lavrov gjithashtu tha se pretendimet e Ministrisë Rusë të Mbrojtjes në lidhje me sulmin fatal në një qendër tregtare në Kremenchuk se forcat e saj po synonin armët afër qendrës, e cila nuk ishte në përdorim janë të vërteta.

Redaktori i BBC për Rusinë, Steve Rosenberg u shpreh se autoritetet ruse duan që populli rus të besojë se ajo që ata quajnë “operacioni ushtarak special” i vendit në Ukrainë është gjëja e duhur për t’u bërë./tvklan.al