Rusia bllokon me veto rezolutën e SHBA-së dhe Shqipërisë


Rusia bllokon me veto rezolutën e SHBA-së dhe Shqipërisë

15:53 01/10/2022

Biden: Do të mbrojmë çdo centimetër territor të NATO-s

Pasi aneksoi 15% të territorit të Ukrainës, Rusia përdori fuqinë e Vetos në Këshillin e Sigurimit për të penguar miratimin e rezolutës së hartuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria që dënon aneksimin dhe detyron Rusinë të tërheqë trupat nga Ukraina.

Albana Dautllari, zv/ambasadore e Shqipërisë në OKB: Votimi tregoi se Rusia kurrë nuk ka dashur paqe e dialog dhe se gjithçka ka dashur ishte një pjesë e territorit të Ukrainës që tashmë e quan të vetën.

Linda Thomas – Greenfield,  ambasadore e SHBA në OKB: Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria hartuan rezolutën për të dënuar të ashtuquajturit referendume të jashtëligjshme në Ukrainë. Kombet e Bashkuara për këtë u krijuan… që kurrë më të mos lejohej një vend të marrë një territor me forcë.

Ndërsa presidenti amerikan Xho Bajden iu kundërpërgjigj kërcënimeve me armë bërthamore të Vladimir Putinit ndaj Perëndimit.

Joe Biden, President i SHBA: Amerika është plotësisht e përgatitur që sëbashku me aleatët të mbrojë çdo centimetër të vendeve të NATO-s… që Putin të mos më keqkuptojë … çdo centimetër.

Bajden tha se kërcënimet e Putinit nuk e trembin aleancën. Aneksimi më i madh i territoreve në Europë që pas Luftës së Dytë Botërore, u dënua nga të gjitha vendet aleate përfshirë edhe Turqinë, që ka ruajtur një qëndrim më të butë ndaj Moskës.

Tv Klan












Të ngjashme