Dy avionë ushtarakë rusë zbarkuan në aeroportin kryesor të Venezuelës fundjavën e kaluar me dhjetëra trupa dhe pajisje të shumta ushtarake.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve “Sputnik”, avionët u dërguan për të përmbushur kontratat teknike ushtarake. Por një gazetar venezuelian, Javier Mayorca, tha se kishte parë rreth 100 trupa dhe 35 tonë pajiste teksa shkarkoheshin nga avionët.

Lajmi vjen tre muaj pasi dy vendet zhvilluan stërvitje të përbashkëta ushtarake, por që atëherë Venezuela është përfshirë në trazira të mëdha.

Rusia mbetet një prej aleatëve me besnikë të Venezuelës duke i dhënë borxh miliarda dollarë dhe duke mbështetur industrinë e saj të naftës dhe ushtrinë.

Kremlini po ashtu ka kundërshtuar zëshëm vendimin e SHBA-ve për të sanksionuar qeverinë venezueliane dhe Presidentin Maduro duke njohur si president legjitim dhe të përkohshëm të vendit, Juan Guaido.

Maduro e ka akuzuar Guaidon se  po përpiqet të kryejë një grusht shteti ndaj tij me ndihmën e “imperialistëve amerikanë”./tvklan.al