Rusia dhe Kina ndaluan me veto rezolutën e Kombeve të Bashkuara për të vendosur sanksione ndaj Sirisë, e cila akuzohet për përdorim të armëve kimike.

Kjo është hera e shtatë që Moska vendos veton në Këshillin e Sigurisë së OKB-së, duke i dalë në krah regjimit mik të presidentit Bashar al-Assad. Ndërsa për Pekinin është hera e gjashtë që kundërshton sanksionimin e qeverisë siriane.

Pavarësisht akuzave, presidenti Assad ka mohuar se ka përdorur armë kimike ndaj rebelëve opozitarë. Në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA-të dhe Rusia, Siria ra dakord të shkatërrojë armët kimike. Por hetuesit ndërkombëtarë zbuluan se forcat qeveritare ka ndërmarrë 3 sulme kimike në vitin 2015.

Ambasadori i SHBA-ve në Kombet e Bashkuara komentoi vendimin duke thënë se kjo është një ditë e trishtë dhe se për shkak të kësaj vetoje bota është një vend më i rrezikshëm.

Tv Klan