Në fazën tjetër të botërorit shkojnë Uruguai dhe Rusia, që do të luajnë ndeshjen e fundit mes tyre për të caktuar ekipin do ta mbyllë në krye. Përfaqësuesja amerikanojugore mundi Arabinë Saudite me rezultatin 1 – 0, në përballjen e luajtur sot në Rostov. Goli u realizua nga Suarez, i pari uruguaian që shënon në 3 botërorë të ndryshëm.

Sëbashku me Arabinë eliminohet edhe Egjipti nga Grupi A.  Një gol i shpejtë i Cristiano Ronaldo i dha fitoren 1 – 0 Portugalisë ndaj Marokut, që u eliminua nga botërori edhe pse duhet të luajë ende një ndeshje tjetër. Sulmuesi realizoi pas 4 minutash lojë në sfidën e luajtur sot në Moskë, duke u bërë shënuesi më i mirë në Europë për ekipet përfaqësuese, me 85 gola të shënuar.

Futbollistët e Marokut, edhe pse dhanë gjithçka në fushë, nuk arritën të paktën një barazim që do të mbante ende në garë. Në orën 20:00 do të jetë radha e takimit Iran – Spanjë i vlefshëm po për Grupin B.

Tv Klan