Rusia do të ndërpresë furnizimin e saj me gaz natyror në Finlandë. Kjo ka ardhur pasi vendi nordik ka refuzuar që të paguajë blerjen e gazit rus me rubla.

Muajin e kaluar, Rusia u kërkoi vendeve evropiane të paguajnë për furnizimet me gaz rus në rubla. Kjo masë vjen gjithashtu pas një njoftimi se Finlanda do të aplikojë për anëtarësim në NATO.

Firma shtetërore finlandeze e energjisë  tha se kjo lëvizje ishte për të ardhur keq, por shtoi se nuk do të kishte ndërprerje për klientët.

Pavarësisht konfliktit në Ukrainë, Rusia vazhdon të furnizojë me gaz shumë vende evropiane. Finlanda importon pjesën më të madhe të gazit të saj nga Rusia, por gazi përbën më pak se një të dhjetën e konsumit të energjisë në vend./tvklan.al