Shefi i spitalit në Moskë: Është efektive, nuk ka efekte anësore

Mësuesit rusë kanë marrë dozat e vaksinës kundër COVID-19 të enjten, ndërsa i gjithë vendi ka nisur në shkallë të gjerë vaksinimin vullnetar kundër koronavirusit.

Presidenti Vladimir Putin urdhëroi vaksinimin e mësuesve dhe të bluzave të bardha që nga fillimi i javës që vjen në të gjithë Rusinë.

Në pak ditë, sipas Putin, Rusia do të ketë prodhuar 2 milionë doza vaksinash. Një spital në Domodedovo, një qyteze e Moskës, tha se 100 doktorë të tij i kanë marre tashmë të dyja dozat e vaksinës dhe se tashme është e vlefshme jo vetëm për mësuesit, por edhe për publikun e gjerë.

“Ne e nisëm vaksinimin nga njerëzit që punojnë në spital. Deri në këtë moment që flasim, 100 njerëz kanë marrë injeksionin e dytë dhe nuk ka pasur komplikime apo efekte anësore. Çdo javë ne marrim furnizime me vaksina për bluzat e bardha dhe për punonjësit socialë të qytetit apo edhe për banorë të zakonshëm dhe do të vazhdojmë çdo ditë me vaksinimin”, tha drejtori i spitalit në Moskë, Andrei Osipov.

Sputnik V, një nga dy vaksinat që janë aprovuar në Rusi megjithëse testet klinike nuk janë të plota, kërkon dy injeksione. Një vaksinë e tretë është duke u prodhuar në Rusi.

Ne kemi vaksinuar shumë njerëz që janë në moshë më të madhe se 60 vjeç dhe nuk ka pasur efekte anësore apo komplikacione. Vaksina Sputnik V,  funksionon normalisht dhe është efektive. Kemi ekzaminuar shume njerëz për antitrupa pas vaksinimit dhe rezultatet janë të mira, prandaj vaksina është efektive”, shtoi drejtori i spitalit.

Rusia tha muajin e kaluar që Sputnik V ishte 92% efektiv në mbrojtje të njerëzve nga COVID-19, sipas rezultateve paraprake.

Tv Klan