Ministri i Jashtëm Lavrov thirrje Brukselit të mos vendosë sanksione

Moska kërcënoi Bashkimin Europian me ndërprerjen e marrëdhënieve dypalëshe nëse goditet me sanksione të ashpra ekonomike. Qëndrimi i fortë erdhi nga ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit janë vënë nën presion të madh pas arrestimit dhe dënimit me burg të kritikut të Kremlinit Alexei Navalny, veprim që ka nxitur thirrjet për sanksione të mundshme nga kancelaritë perëndimore.

Tre diplomatë europianë i thanë agjencisë Reuters se blloku do të miratojë ndalimin e udhëtimit dhe do të ngrijë asetet e aleatëve të presidentit Vladimir Putin, brenda këtij muaji, pasi një qëndrim i tillë u miratua nga Franca dhe Gjermania.

Presioni u rrit edhe pas dëbimit të tre diplomatëve europianë nga Moska javën e kaluar, pa lajmëruar më parë shefin e Politikës së Jashtme të BE-së Josef Borell, i cili ndodhej për vizitë në Moskë. Parisi dhe Berlini tani thonë se do të ketë kundërpërgjigje.

Ministri i Jashtëm rus Lavrov u pyet gjatë një interviste nëse Moska do të ndërpresë lidhjet me BE-në në rast të sanksioneve. Përgjigjja ishte e prerë.

Ne jemi gati për këtë. Në rast se do të ketë sanksione të reja në disa sektorë me qëllim për të krijuar vështirësi në ekonominë tonë, duke përfshirë edhe fushat më të ndejshme. Nuk duam ta izolojmë vendin nga jeta globale, por duhet të përgatitemi. Nëse duam paqe atëherë le të përgatitemi për luftë,” tha ai.

Ndërkohë kritiku i Kremlinit Alexei Navalnyu thirr sërish në gjykatë të premten pasi akuzohet për shpifje. Ai u shpreh shumë i zhgënjyer me gjykatën, pasi e cilësoi procesin teatër politik.

Klan News