Një tërmet i fuqishëm 7.4 ballë ka goditur bregun lindor të Rusisë ditën e sotme, duke bërë që autoritetet të nxjerrin alarmin për cunami. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti kishte rënë në një thellësi prej 8 kilometra nëntokë. Për momentin nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale.

Qendra e Paralajmërimit të Cunamit në Paqësor tha se rreziku i përhapjes së dallgëve të larta është i mundëshëm përgjatë brigjeve të Rusisë. Ndërsa nuk ka një rrezik të tillë për Bregun Perëndimor të SHBA-së apo dhe në Alaskë. Pas lëkundjeve të fuqishme, vendi u godit nga një tjetër tërmet me magnitudë 5.6.

Tre javë më parë, një tërmet 7 ballë goditi juglindjen e Alaskës duke shkaktuar dëme të mëdha.

/tvklan.al