Rusia hap llogaritë në grupin B




Rusia hap llogaritë në grupin B

17:26 16/06/2021

Miranchuk nuk fal Finlandën në shtëpi, raundi i 1/16-ave më pranë

Fitorja ndaj Danimarkës duket se ishte thjeshtë një rastësi për Finlandën. Kombëtarja bardheblu humbi në takimin e dytë të grupit B, duke zgjatur thatësirën e golave përballë Rusisë.

Finlanda kishte shënuar vetëm një gol në katër ndeshjet e saj të fundit mes tyre dhe atë pikërisht ndaj Stanislav Cherchesov, trajneri aktual i Rusisë së tanishme në nëntor 1995.

Takimi i zhvilluar në Shën Petersburg kishte një histori tjetër, me sfidën që u vendos nga një episod. Artem Dzyuba, njeriu kyç i kësaj kombëtareje shërbeu për Mirançuk, i cili i dha 3 pikëshin dhe lë gjithçka të hapur për kualifikimin në raundet me eliminim direkt.

Në 21 ndeshjet e fundit, Dzyuba ka kontribuar në 22 gola, duke shënuar 14 herë dhe dhuruar 8 asiste. Tashmë situata e grupit B bëhet tepër interesante, me Belgjikën, Rusinë e Finlandën që gjenden në kuotën e 3 pikëve, ndërsa Danimarka synon ta bëj një gjë të tillë përballë Belgjikës në ndeshjen e dytë të grupit.

Tv Klan





Të ngjashme