Bie uzina Azovstal, dorëzohen 2493 luftëtarët

Uzina Azovstal, bastioni i fundit i ukrainasve në Mariupolin e kontrolluar nga Rusët tani më eshtë dorëzuar. Sipas Ministrisë Ruse të Mbrojtjes janë larguar nga uzina edhe trupat e fundit dhe në më pak se 100 orë, 2439 luftëtarë të njësisë Azov u dorëzuan.

Ndërsa presidenti ukrainas Volodymir Zelensky tha se mbrojtësit e fundit të uzinës kishin marrë leje të largoheshin. Këtë të shtunë ai është shprehur se konflikti i përgjakshëm do të vijojë dhe se e vetmja mënyrë që kjo luftë të ndalet është diplomacia.

Rusia po vendos t’i dërgojë të evakuarit në rajonet pro – separatiste të Ukrainës teksa presidenti Rus Vladimir Putin është shprehur se ata do të trajtohen si të burgosur “në përputhje me ligjet përkatëse ndërkombëtare.

Luftëtarët e njësisë Azov janë kthyer në heronjë të resistencës kombëtare Ukrainase ndaj Agresionit Rus .  Ata jetuan për javë të tëra në bunkerë dhe tunele nëntokësore pa parë dritën e diellit dhe me  furnizime ushqimore të kufizuara.

Por mesa duket forcat ruse duket se nuk do të ndalen për të Festuar marrjen  e Mariupolit në duart e tyre. Sulmet e tyre  janë intensifikuar në lindje të vendit ku bombardimet kanë goditur orëve të fundit Luhanksun teksa vijon presioni rus mbi marrjen e Donbasit nën kontrollin e tyre.

Tv Klan