Rusia i ndalon hyrjen 8 eurodeputetëve



Rusia i ndalon hyrjen 8 eurodeputetëve

11:30 01/05/2021

Sanksioni edhe për presidentin e PE David Sassoli, reagon BE: Nuk trembemi, veprime të papranueshme

Moska i është kundërpërgjigjur sanksioneve të vendosura në 2 dhe 22 Mars kundër 6 shtetasve rusë nga Bashkimi Evropian. Përmes një vendimi zyrtar Kremlini ndalon presidentin e Parlamentit të BE, David Sassoli dhe 7 udhëheqës të tjerë evropianë të hyjnë në Rusi. Kjo u njoftua nga Ministria e Jashtme Ruse, cituar nga agjencia Ria Novosti. Në një deklaratë të BE-së vendimet e Moskës u cilësuan si “të papranueshme”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i BE.  Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli kanë dënuar vendimin e Rusisë për ndalimin e hyrjes së 8 eurodeputetëve.

“Ne dënojmë me forcë vendimin e autoriteteve ruse. Ky veprim është i papranueshëm, pa ndonjë justifikim ligjor dhe pa bazë. Ndali për të hyrë në Rusi është e qartë se është një sulm politik nga i cili nuk do të trembemi. Ne përpiqemi të godasim parlamentet sepse ato janë zëri i qytetarëve dhe kjo do të thotë që parlamenti Evropian ka e bëri të vetën, detyrën për të mbrojtur liritë themelore, për të denoncuar shkeljet e shtetit ligjor në Rusi dhe në shumë vende të botës. Ne do të vazhdojmë të argumentojmë se Alexei Navalny duhet të lirohet”, thuhet në deklaratën e BE.

Në lidhje me përgjigjet e mundshme nga BE, Sassoli tha se ai “kishte qenë në kontakt me të gjitha institucionet dhe përgjigja jonë do të jetë e përshtatshme”.

Më herët BE vendosi sanksione ndaj disa zyrtarëve rusë për arrestimin e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, duke i bllokuar asetet dhe llogaritë e tyre bankare dhe duke u ndaluar hyrjen në vendet e Bashkimit Europain. BE këkron lirmin e Alexei Navalny nga burgu, gjë që është refuzuar nga Moska pasi e konsiderohet si ndërhyrje në punët e saj të brendshme.

Klan News







Të ngjashme