Moska i përgjigjet me të njëjtën mënyrë Tiranës

Moska i përgjigjet me të njëjtën monedhë vendimit të qeverisë shqiptare për të shpallur “non grata” një diplomat të ambasadës ruse në Tiranë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme ruse, ambasadori shqiptar në Moskë është thirrur këtë të hënë dhe i është komunikuar vendimi për të larguar sekretaren e dytë të ambasadës Jonida Drogu.

Sipas të njëjtit njoftim, ajo duhet të lërë Federatën Ruse brenda 72 orëve. Aktualisht në selinë diplomatike shqiptare në Moskë ka mbetur vetëm ambasadori ynë Arben Gazgjoni.

Në njoftimin e saj, Ministria e Jashtme ruse thotë se ky hap u mor në përgjigje të vendimit të Shqipërisë për të dëbuar nga vendi nën një pretekst plotësisht të sajuar të sekretarit të parë të Ambasadës Ruse në Tiranë.

Moska thotë se veprimet e palës shqiptare janë një provokim me synimin për të fituar pikë politike në kontekstin e fushatës zgjedhore që ka filluar në Shqipëri, duke luajtur së bashku me forcat anti-ruse në Perëndim dhe duke kërkuar mbështetjen e tyre.

Në 21 Janar të këtij viti u kërkua largimi nga Shqipëria i diplomatit diplomati rus Aleksej Krivoshev. Sipas njoftimit zyrtar ai u kap nga policia ne shkelje te përsëritur të karantinës edhe pse kishte rezultuar i infektuar me Covid-19.

Tv Klan