Forcat ruse kërkojnë të marrin Lysychansk

Forcat ruse goditën objektivat në zonën e Mikolaiv të Ukrainës jugore dhe intensifikuan sulmet në frontet anembanë vendit. Sulmi raketor rus vrau të paktën tre persona në një ndërtesë banimi ndërsa Moska tha se forcat e saj kishin goditur atë që ajo e quajti një bazë trajnimi për mercenarët e huaj në rajon.

Në lindje, në qytetin Lysychansk bombardimet janë intensifikuar kudo dhe forcat ruse kërkojnë që të marrin qytetin. Beteja për Lisihans në Luhansk pason rënien e Sievierodonetsk, qyteti përtej lumit Siverski Donets.

Vënia nën kontroll e tij do të zgjeronte kontrollin rus të Donbasit, një nga objektivat strategjikë të Moskës që nga dështimi i saj për të kapur Kievin në fazat e hershme të luftës.

Teksa luftimet në terren intensifikohen, Inteligjenca Ukrainase bëri të ditur ditën e sotme se 144 ushtarë ukrainas të kapur robër duke përfshirë edhe luftëtarët e njësisë Azovstal janë liruar. Sipas zyrtarëve, lirimi i tyre erdhi si një shkëmbim i të burgosurve me Moskën.

Tv Klan