Rusia kërcënon Ukrainën me luftë




Rusia kërcënon Ukrainën me luftë

15:59 10/04/2021

Të dyja shtetet kanë çuar përforcime në kufi

Tensionohet situata në rajonet kufitare të Ukrainës Lindore pasi Rusia ka kërcënuar me ndërhyrje ushtarake për të mbrojtur qytetarët e saj.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov mësohet të ketë thënë se në rast të ndezjes së konfliktit, atëherë Rusia nuk do të qëndrojë duarkryq. Ushtria në Ukrainë i hodhi poshtë akuzat, për përgatitje të mundshme të një sulmi kundër rajoneve separatiste proruse në lindje.

Rimarrja e këtyre rajoneve “do të çonte pashmangshëm në vdekjen e një numri të madh të civilëve dhe humbje të jetëve të ushtarëve” dhe është për këtë e papranueshme, deklaroi kreu i ushtrisë, Ruslan Chomtschak në Kiev.

Prej ditësh të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për shkallëzimin e ri të gjendjes në konfliktin që zgjat prej 7 vjetësh. Rusia dhe Ukraina dërguan trupa në rajonet e konfliktit.

Tv Klan





Të ngjashme