Rusia i ka kërkuar Shqipërisë të mos lejojë kalimin e armëve në drejtim të UÇK-së në Tetovë. Pas takimit me ministrin e Jashtëm shqiptar Paskal Milo shefi i Diplomacisë ruse Igor Ivanov u shpreh se ekstremistët nuk duhet të lejohen të lëvizin nga një zonë e Ballkanit në tjetrën. Ministri i Jashtëm Paskal Milo tha se qeveria shqiptare po lufton trafiqet që zhvillohen nëpërmjet Shqipërisë dhe vendeve të treta. Sipas Milos, mafia dhe krimi ndërkombëtar nuk njeh kufi në trafikun e njerëzve, armëve dhe drogës.

Përsa i përket situatës në Maqedoni, Milo paralajmëroi rrezikun e shkallës së luftës drejt një ballafaqimi etnik.

“Unë e kam informuar gjithashtu kolegun tim Ivanov për përpjekjet e mëdha që bën qeveria shqiptare për të luftuar trafiqet ilegale dhe krimin e organizuar në Shqipëri dhe ato trfiqe ilegale që zhvillohen përmes Shqipërisë me origjinë nga vendet e treta. Ka një bashkërendim të përpjekjeve të mafias dhe të krimit ndërkombëtar që nuk njeh kufi dhe që përdor si lëndë të parë trafikun e jo vetëm qënieve njerëzore, por edhe narkotikët, armët dhe ky është një shqetësim i përbashkët për të cilën ne duhet të punojmë sëbashku.”

Në takimet me Kryeministrin Meta dhe Presidentin Mejdani, ministri i Jashtëm rus paraqiti iniciativën ruse që vendet e rajonit të nënshkruajnë një dokument për siguri rajonale dhe të detyrueshëm për zbatim nga të gjitha palët./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame