Rusia thotë se lufta bërthamore nuk duhet të fillojë kurrë dhe se Rusia po ndjek me vëmendje mirëkuptimin midis fuqive bërthamore për ta parandaluar atë.

Vladimir Yermakov, zyrtar i fushës në Ministrinë e Jashtme ruse i tha agjencisë ruse të lajmeve Tass se rreziqet e luftës bërthamore në veçanti “duhet të minimizohen, duke parandaluar çdo konflikt të armatosur midis fuqive bërthamore”.

Ai përmendi një marrëveshje që zotohet për të shmangur luftën bërthamore, të arritur në Janar mes SHBA, Rusia, Kina, Franca dhe Britania e Madhe.

Por Yermakov tha se “trojka” bërthamore perëndimore (SHBA, Britania e Madhe dhe Franca) po “rrëshqasin në pozicione të tjera”, ashtu sikurse dhe NATO, sipas tij duke e “pozicionuar veten si një aleancë bërthamore”.

Ky lloj pozicionimi sipas tij është i mbushur me pasojat më të rënda.

Yermakov tha gjithashtu se dialogu mbi stabilitetin strategjik me SHBA ishte aktualisht “i ngrirë nga pala amerikane”.

Më herët këtë javë, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi Perëndimin të mos nënvlerësojë rreziqet e konfliktit bërthamor. Por dje një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane tha se SHBA nuk beson se ekziston një kërcënim i përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia./tvklan.al