Një orë bisede telefonike midis kancelarit gjerman Scholz dhe presidentit Putin

BE-ja bie dakord për vendosjen e çmimit tavan 60 USD për fuçi për naftën ruse, Polonia mbështet marrëveshjen

Rusia thotë se refuzimi i Perëndimit për të njohur “territoret e reja” të marra nga Ukraina i bën bisedimet e paqes më të vështira, qëndrim që vjen pasi presidenti Joe Bidenshprehu gatishmëri të takonte Vladimir Putin për të gjetur mënyra për t’i dhënë fund luftës.

Kremlini tha se është i hapur për negociata, por jo për kërkesën e Perëndimit për t’u tërhequr nga Ukraina.Rusia aneksoi ilegalisht katër rajone të Ukrainës në fund të shtatorit, ndonëse nuk kontrollon asnjë prej tyre.

Presidenti Biden u tha gazetarëve të enjten mbrëma se është i gatshëm të takonte liderin rus “nëse ai po kërkon mënyra për t’i dhënë fund luftës”.

Edhe presidenti i Francës EmmanuelMacron e bëri të qartë nga Shtëpia e Bardhë, se ukrainasit nuk do të nxiten kurrë të bëjnë një kompromis “që nuk është i pranueshëm për ta”.

Stuhia e dukshme e aktivitetit diplomatik pasoi muaj me pak shenja entuziazmi për bisedime. Ushtria ruse është detyruar të tërhiqet në Ukrainën Jugore, ndërkohë që ka nisur sulme të gjera ndaj infrastrukturës civile.

Të premten, kancelari gjerman Olaf Scholz foli me Presidentin Putin për herë të parë që nga shtatori. Gjatë telefonatës një orëshe, Berlini tha se udhëheqësi gjerman i kërkoi Putinit të gjejë një zgjidhje diplomatike që përfshin tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Kremlini tha se presidenti Putin tërhoqi vëmendjen për “qasjen shkatërruese që kanë marrë shtetet perëndimore duke përfshirë Gjermaninë” dhe i kërkoi Berlinit të rimendontepozicionin e vet për luftën në Ukrainë.Zëdhënësi DmitryPeskov u tha gazetarëve më herët se Putini mbeti i hapur për bisedime që synojnë “të garantojnë interesat ruse”. Por duket se Gjermania nuk do të ndryshojë qëndrim dhe qeveria gjermane konfirmoi se po përgatitet t’i dorëzojë shtatë tanke Gepard Ukrainës, që u shtohen 30 tankeve të mbrojtjes ajrore që tashmë ndodhen front.

Luftimet po zhvillohen në Ukrainën Lindore, me qytetin Bakhmut objektiv kryesor të sulmeve të artilerisë së Moskës, ndërsa forcat ruse në Kherson dhe në rajonin e Zaporizhzhias janë tërhequr në mbrojtje.

Në një përpjekje për të reduktuar aftësinë ruse për të financuar luftën, Bashkimi Europian ra dakord paraprakisht për një çmim tavan prej 60 dollarësh për fuçi për naftën ruse që transportohet nëpërmjet detit. Polonia kërkoi një çmim tavan prej 30 dollarësh për fuçi, por më pas e mbështeti marrëveshjen.

Klan News