Rusia lëshon në orbitë satelitin e parë për vëzhgimin e Arktikut. Për këtë është quajtur Arktika, dhe ka për qëllim pikërisht monitorimin e klimës dhe mjedisit tokësor e atij detar.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia hapësinore ruse Roscosmos. Lëshimi është përmbushur mëngjesin e së hënës në kozmodromin e Baikonur në Kazakistan.

Sipas agjensisë, sistemi Arktika është konceptuar për të vëzhguar nga hapësira klimën dhe mjedisin në rajonin e arktikut dhe do të duhen të paktën edhe dy satelitë për të funksionuar plotësisht dhe më hollësisht.

Aktiku, pavarësisht se një zonë e mbuluar nga akullnajat, është i pasur me gaz dhe naftë.

Kjo pasuri tani ndahet mes Rusisë, SHBA-së, Kanadasë, Danimarkës dhe Norvegjisë. 

Dhe pikërisht shfrytëzimi ekonomik i Arktikut është një synim strategjik i politikave të Rusisë.

Klan News