Miratimi para se të përfundojnë provat klinike të fazës së fundit ka sjellë shqetësim në Perëndim

Rusia ka miratuar një vaksinë të tretë të koronavirusit për përdorim të brendshëm. Lajmin e bëri të ditur  kryeministri Mikhail Mishustin për televizionin shtetëror. Provat e fundit klinike të kësaj vaksine ende në shkallë të gjerë të qëllimit ende nuk kanë nisur.

E quajtur CoviVac vaksina është prodhuar nga Qendra Chumakov. Kremlini deri më tani ka aprovuar dy vaksina COVID-19, përfshirë Sputnik V, të zhvilluar nga Instituti Gamaleya i Moskës, e cila u është injektuar popullit para mbarimit të provave klinike.

Miratimet paraprake kanë ngritur shqetësime në mesin e disa shkencëtarëve në perëndim. Sputnik V u miratua në Gusht dhe testimet e fazës së tretë filluan në shtator. Vaksinimi masiv filloi në Dhjetor, pasi rezultatet paraprake të provës treguan se vaksina ishte 91.4% efektive.

Që atëherë, më shumë se dy milion rusë janë vaksinuar me të paktën dozën e parë të Sputnik V. Po ashtu edhe vaksina e dytë e realizuar nga Instituti Vektor në Novosibirsk, së shpejti do të nisë shpërndarjen tek popullësia. Sot, Rusia është i vetmi vend që ka tashmë tre vaksina kundër COVID-19.

Qendra Chumakov, e themeluar në 1955 në Shën Petersburg nga Mikhail Chumakov, është e njohur për punën e saj e cila gjatë Luftës së Ftohtë çoi në prodhimin e vaksinës së poliomelitit.

Për dallim nga vaksina Sputnik V, që përdor një virus të modifikuar dhe të padëmshëm, i cili synon të përgatisë trupin për infektim potencial me koronavirus, vaksina CoviVac është e krijuar me koronavirus të çaktivizuar, që nënkupton se atij i është hequr aftësia e shumimit.

Presidenti Vladimir Putin në fillim të kësaj jave i bëri thirrje instituteve që kanë zhvilluar vaksinën që t’i testojnë ato edhe variantet e reja të Covid-19 të përhapura tanimë në të gjithë botën.

CoviVac jepet në dy doza, me 14 ditë diferencë. Ai transportohet dhe ruhet në temperatura normale të frigoriferit, prej 2 deri në 8 gradë Celsius. Në provat e para ajo është testuar tek 200 njerëz të moshës midis 18 dhe 60. Sidoqoftë, 120,000 dozat e para do të prodhohen dhe do të lëshohen në programin kombëtar të vaksinimit në muajin Mars.

Klan News