“The death of Stalin”, vdekja e Stalinit, është ndaluar të transmetohet për publikun rus. Sipas ministrisë së kulturës filmi ka përmbajtje ekstremiste dhe është cilësuar një rrezik për stabilitetin në vend. 

Komedia satirike pavarësisht se kishte marrë të drejta transmetimi në Rusi, është ndaluar të shihet nga publiku për shkak të përmbajtjes, cilësuar si e rrezikshme. 

Yelena Drapeko, përfaqësuese e komitetit kulturor në parlament ka thënë për mediat se kurrë nuk ka parë diçka më të shëmtuar se ky film me përmbajtje ekstremiste.

Ministria e Kulturës në Rusi ka paralajmëruar kinematë se do të përballen me pasoja ligjore nëse vazhdojnë të shfaqin komedinë e ndaluar britanike, Vdekja e Stalinit. Deklarata e ministrisë ka ardhur pasi kinemaja Pioneer në Moskë e ka shfaqur këtë film. Masat ndëshkuese parashikojnë gjobë deri në 1,800 dollarë, deri në mbylljen e kinemasë.

Gjithsesi Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nuk e cilëson censurë ndalimin e këtij filmi.

Filmi i regjisorit Ianuccit është bazuar në novelën me po të njëjtin emër, i cili ka në fokus luftën e pushtetit deri në vdekjen e diktatorit rus Josef Stalin në vitin 1953.

Burimi :Klan Plus