Rekrutohen rreth 135 mijë të rinj, banorët e Mariupolit dalin pas 30 ditësh nga bodrumet

Rusia urdhëroi rekrutimin e 135 mijë ushtarëve të rinj, pas pesë javë luftime të pasuskseshme në Ukrainë. Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu garantoi se asnjë nga rekrutët e rinj nuk do të dërgohej në front, ndonëse ushtria ruse është në vështirësi për shkak të humbjeve madhore që ka pësuar.

Ndërsa trupat ruse po tërhiqen nga disa rajone, Kievi dhe aleatët e tij thonë se Moska thjesht po përpiqet të rigrupohet pas humbjeve kolosale nga një kundërofensivë ukrainase që ka rimarrë periferitë e Kievit dhe qytetet dhe fshatrat strategjikë në verilindje dhe jugperëndim.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, vlerësoi “mbrojtësit e vendit” të cilët u kanë rezistuar bombardimeve ajrore. Tani, shtoi Zelensky, Rusia po ndërton forcat për të kryer sulme të reja në Donbas. Zyrtarët amerikanë dhe evropianë thanë se Putini është mashtruar nga gjeneralët për performancën e tmerrshme të ushtrisë së tij.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq njoftoi se po dërgonte një karvan ndihmash në qytet, i cili tani është shkatërruar nga bombardimet e pamëshirshme.

“Jeta e dhjetëra mijëra njerëzve në Mariupol varet nga kjo,” tha zëdhënësi i KNKK-së EëanËatson.

Në një pjesë të Mariupolit të kontrolluar nga Rusia, njerëzit dolën nga bodrumet dhe u ndeshën me qytetin fantazmë të kryer në rrënoja. Një burrë i quajtur Pavel vendosi një tas dhe lugë si haraç në një varr të improvizuar në një copë bari, të shënuar me një kryq të thjeshtë prej druri.

“Shoku ynë. 16 Mars. Duke vozitur në një makinë. Një plumb e goditi në fyt. Ai vdiq në pesë minuta,” tha ai.

“Isha me të në atë makinë. E çova në shtëpi. Ai ishte në gjendje të kalonte nësediljen tjetër, kjo ishte gjëja e fundit që bëri në fakt. Kur mbërritëm ai na la,” thotë Pavel një banor i Mariupolit.

Diku tjetër, ka prova të kundërsulmit të suksesshëm të Ukrainës në Trostyanets, një qytet lindor i rimarrë këtë javë. Tanket ruse të djegura dhe municionet e braktisura ndotin qytetin e rrënuar ndërsa civilët e trullosur dhe disa ushtarë ukrainas vozisin rrugëve me baltë.

“Kemi kaluar 30 ditë në bodrum, me fëmijë të vegjël. Fëmijët po dridhen ende. Ata pyesin: “Kur do të shkojmë në kopsht? Kur do të shkojmë në shkollë?” Ata nuk e kuptojnë çfarë ka ndodhur”, tha një grua e quajtur Larisa.

Forcat ruse u tërhoqën edhe nga zona rreth centralit bërthamor të Çernobilit për shkak se një pjesë e ushtarëve u sëmurën si pasojë e rrezatimit të lartë. Ata hynë në pyjet e kontaminuar pa mjete mbrojtëse. Pesë autobusë me ushtarë të sëmurë u dërguar për mjekim në Bjellorusi.

Të enjten Rusia njoftoi zgjerimin e sanksioneve ndaj zyrtarëve të Bashkimit Europian, ligjvënësve, figurave publike dhe gazetarëve, të cilët u quajti rusofobë.

Klan News