Procesi pas tensioneve të rastit “Navalny”

Në të gjithë Rusinë zhvillohen sot zgjedhjet rajonale, që shihen si një test i rëndësishëm për partinë e Vladimir Putinit, Rusia e Bashkuar.

Zgjedhjet përcaktojnë deputetët e rinj të parlamenteve të 85 rajoneve të vendit, të cilët do të zgjedhin edhe qeveritë e reja lokale.

Zgjedhjet zhvillohen pak javë pas helmimit Alexei Navalnyt, liderit të opozitës anti-Putin.

Përpara helmimit me helmin e rrezikshëm Noviçok, Navalny u bëri thirrje votuesve të merrnin pjesë masivisht në votime për të reduktuar sa më shumë mundësinë e manipulimit të zgjedhjeve.

Analistët thonë se pakënaqësia ndaj partisë së Presidentit Putin është shtuar për shkak të reformave të thella kundër krizës ekonomike ku përfshihet edhe ulja e ndjeshme e rrogave dhe pensioneve.

Këtë të dielë votojnë shumica e zgjedhësve, por procesi ka nisur që të premten nën rregullat anti-COVID. Në zgjedhje pritet të marrin pjesë 1/3 e personave me të drejtë vote, rreth 35 milionë votues.

Tv Klan