Rusia ka mohuar se është ajo që fshihet pas sulmeve kibernetike në Departamentin e Thesarit dhe Tregtisë. Në një deklaratë zyrtare, Kremlini ka thënë se nuk dinë asnjë rreth sulmit të brendshëm në këto dy departamente.  

Nga ana tjetër burime për Reuters, bëjnë me dije se personat që fshihen pas sulmit punojnë për Rusinë dhe shtojnë se deri tani është zbardhur vetëm maja e ajsbergut.

Një person i njohur me këtë çështje tha se sulmi ishte aq serioz sa kishte çuar në një takim të Këshillit të Sigurimit Kombëtar në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë  zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, hodhi poshtë akuzat dhe u shpreh se ka qenë Rusia ajo që ka ofruar marrëveshje dhe ulje të tensioneve.

Unë i hedh poshtë këto akuza dhe përsëri dua t’ju kujtoj se ishte Presidenti Vladimir Putin ai që propozoi që pala keqkuptimet të përfundonin në një marrëveshje mbi sigurinë kibernetike“, tha Peskov.

Më herët është raportuar se dy departamentet kanë rënë pre e një sulmi dhe se ishin krijuar probleme në rrjetet e brendshëm./tvklan.al