55 zjarrfikës u bllokuan nga zjarri në rajonin Nizhny Novgorod

Zjarret masive kanë përfshirë disa rajone në Rusi. Zjarrfikësit të cilët po luftojnë me flakët prej orësh rrezikuan jetën teksa mbetën të bllokuar nga përhapja me shpejtësi e flakëve.

55 zjarrfikës shpëtuan  mrekullisht kur flakët përpinë një pyll në kufi me rajonin Nizhny Novgorod.

Punonjësit e Ministrisë së Emergjencave Ruse dhe personeli ushtarak i Ministrisë së Mbrojtjes u rrethuan nga flakët teksa po përpiqeshishin të vinin nën kontroll zjarrin.

Papritmas, era u ngrit dhe zjarri mori trajtë të frikshme, duke u përhapur me shpejtësi dhe duke rrethuar të gjithë grupin për të mos lënë asnjë mundësi shpëtimi për ta.

Falë përpjekjeve të jashtëzakonshme, zjarri  është vënë nën kontroll para se zjarrfikësit të asfiksoheshin nga tymi.

Për t’u ardhur në ndihmë një grup i dytë i zjarrfikës është dërguar menjëherë në vendngjarje teksa ankthi rritej gjithnjë e më shumë për zjarrfikësit e bllokuar.

Pavarësisht situatës tejet të vështirë, pas disa orësh rruga për evakuimin e tyre dhe makinerive u hap sërish dhe evakuimi i plotë i tyre u arrit të bëhej në mënyrë të sigurt.

Klan News