Ukraina po planifikon që të rekrutojë 160 mijë trupa të të tjerë në ushtrinë e saj, ndërsa Rusia po fiton terren në lindje. Kjo lëvizje e re mobilizimi vjen pasi Rusia ka përparuar në Donetsk dhe të martën deklaroi se kishte pushtuar plotësisht qytetin minerar Selydove.
Gjithashtu, Pentagoni vlerëson se rreth 10,000 trupa të Koresë së Veriut janë dislokuar për të trajnuar në Rusinë lindore. Ushtria e Ukrainës ka qenë nën presion të madh kohët e fundit, pjesërisht për shkak të fuqisë punëtore më të madhe dhe burimeve më të thella të Rusisë.
“Ka plane për të thirrur më shumë se 160 mijë persona”, tha Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Oleksandr Lytvynenko në Parlament.
Ndërkohë, agjencia e lajmeve AFP raportoi se rekrutimi do të bëhet për 3 muaj. Ky mobilizim vjen pasi Parlamenti i Ukrainës miratoi legjislacionin në muajin Prill për të ndihmuar në mobilizimin e trupave për të luftuar forcat pushtuese ruse.
Ligji kërkon që çdo burrë i moshës 25 deri në 60 vjeç të regjistrojë të dhënat e tij në një bazë të dhënash elektronike në mënyrë që ata të mund të thirren. Masa synon të rrisë numrin e ushtrisë, e cila është nën presion të madh teksa Rusia vazhdon të përparojë në lindje./tvklan.al