Gjykata pritet ta shpallë lëvizjen e opozitarit si ekstremiste dhe anëtarësimi dënohet me 6 vjet burg

Prokurorët rus kanë pezulluar aktivitetet e organizatës politike të Alexei Navalny. Në një vendim të botuar janë ndaluar të mbahen tubime opozitare ose të përfshihen në aktivitete zgjedhore.

Përcaktimi është pjesë e një goditjeje gjithëpërfshirëse të aktiviteteve të Navalny, nga dënimi i kritikut të Kremlinit deri në një burg prej dy vjet e gjysmë deri në dhjetra arrestime të ndihmësve të tij të lartë dhe stafit rajonal.

Ivan Zhdanov, kreu i Fondacionit Anti-Korrupsion është shprehur se aktiviteti i tyre është bërë i frikshëm, teksa protestat po shtrihen në të gjithë Rusinë. Në një deklaratë këtë muaj, prokurori i Moskës akuzoi organizatën Navalny se ka ndryshuar themelet e rendit kushtetues.

Vendimi mund të prekë mijëra staf, mbështetës dhe donatorë të cilët kanë dhënë mbështetje përmes përpjekjeve të financimit. Provat në çështjen janë mbajtur të fshehura sepse ato përmbajnë sekrete shtetërore, ka thënë qeveria.

Policia tashmë ka arrestuar më shumë se 70 staf dhe mbështetës gjatë fundjavës pas një proteste në mbarë vendin që kërkonte lirinë e tij. Navalny përfundoi një grevë urie 24-ditore për të kërkuar kujdes më të mirë mjekësor.

Kritiku i Kremlinit u arrestua në janar pasi u kthye nga Gjermania, ku ai kishte trajtuar për helmimin me novichok. Aleatët e Navalny janë shprehur se do të ndalnin aktivitetet e tyre publike në mënyrë që të mbrojnë punonjësit e tyre nga gjobat dhe arrestimet. Anëtarësimi në organizata ekstremiste dënohet me gjashtë vjet burg.

Klan News