Rusia, plan për të destabilizuar Europën?

Rusia, plan për të destabilizuar Europën?

17:29 10/10/2019

Agjencitë perëndimore të zbulimit në alarm

Shërbimi sekret ushtarak rus, GRU ka dërguar në Europë një grup agjentësh për një fushatë të re trazirash në gjithë kontinentin. Alarmin e japin agjencitë e zbulimit të disa shteteve perëndimore, të cilat i referohen informacioneve të një agjenti në pension të shërbimit rus të zbulimit ushtarak. Ai flet për ekzistencën e një njësie të njohur me shifrën 29 155.

Kjo njësi është nën drejtimin e drejtpërdrejtë të presidentit rus Vladimir Putin. E përditshmja britanike, “Daily Mail” shkruan se kjo njësi është përgjegjëse për helmimin e ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe të bijës Julia në Sallsbëri, marsin e vitit të kaluar. Pjesë e kësaj njësie ishin agjentët rusë të akuzuar për helmimin e tyre, Anatoli Çepiga dhe Aleksandër Mishkin.

Njësia 29 155 akuzohet po ashtu edhe për tentativën e dështuar për grusht shteti në Malin e Zi në tetor të 2016, ku u arrestuan dy shtetas rusë. Grushti i shtetit u konsiderua si tentativë për të penguar antarësimin e Malit të Zi në NATO.

“New York Time” shkruan se  shumica e tentativave të kësaj njësie për të shkaktuar destabilitet ka dështuar për shkak të metodave të vjetëruara, që ngjasojnë me ato të periudhës së luftës së ftohtë.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT