Putin: Vaksina është e sigurtë. Vaksinimi nis në Tetor

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi këtë të martë se Rusia ka regjistruar të parën vaksinë në botë kundër COVID-19. Përpara mediave në Moskë, Putin tha se vaksina ka dhënë prova të mjaftueshme që vërtetojnë efektshmërinë e saj për mbrojtjen e njeriut nga infektimi me koronavirus.

Ministria ruse e Shëndetësisë njoftoi disa ditë më parë se vaksina e zhvilluar nga instituti shkencor Gamalei në Moskë, u kishte forcuar sistemin imunitar, vullnetarëve që morën pjesë në testimet disa mujore, aq sa për t’i mbrojtur nga COVID-19.

Putin u shpreh se edhe vajza e tij kishte marrë pjesë si vullnetare në testimet e vaksinës ruse tek njerëzit. Autoritetet ruse parashikojnë që në Tetor të nisin fushatën e gjerë të vaksinimit të popullsisë.

Tv Klan