Rusia është në çerekfinalet e Kupës së Botës, pasi eliminoi Spanjën, një nga skuadrat kandidate për trofeun.

Përfaqësuesja tregoi shpirt gare, duke arritur kualifikimin pas goditjes së penalltive. Një largim i rëndë për Spanjën që dha më shumë. Rusia rezistoi deri në kohën shtesë madje guxoi duke rrezikuar portën kundërshtare me mbështetjen e publikut.

Koha rregullt dhe pjesët shtesë përfunduan në barazim 1 – 1. Spanjollët festuan golin pas 12 minutash lojë pasi Ignashevich devijoi topin në portën e tij.

Barazimi u vendos me 11-metërshin pak para fundit të pjesës së parë, realizuar nga Dzyuba. Rezultati nuk ndryshoi falë edhe pritjeve të Akinfeev. Kapiteni i rusëve ishte vendimtar edhe te penalltitë. Ai ndali goditjen e Koke, ndërsa Aspas e dërgoi topin mbi traversë, duke vendosur kualifikimin në çerekfinale, për herë të parë prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.  Rusia do të njohë kundërshtarin sot në mbrëmje në përfundim të takimit Kroaci – Danimarkë.

Tv Klan