Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Rusia tronditet nga një shpërthim i ri mjaft i fuqishëm terrorist me pasoja fatale. Ngjarja ka ndodhur në lindje të republikës autonome të Dagestanit, në pjesët ku janë ndërtuar shtëpitë për ushtarakët rus. Sipas njoftimeve të fundit të Ministrisë së Mbrojtjes shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Mendohet të ketë qenë një makinë me eksploziv e lënë pran banesave të ushtarakëve rus ajo që ka shkatërruar rreth 30 pallate. Bëhet e ditur se deri tani janë gjetur 14 trupa të vdekur dhe mbi 80 të tjerë janë plagosur. Moska zyrtare ka akuzuar terrorristët islamik çeçen për shpërthimin e sotëm.

Ndërkaq vazhdojnë luftimet e ashpra në pjesën malore të Dagestanit, megjithëse burimet zyrtare njoftojnë se e kanë shtypur rezistencën islamike. Vetëm gjatë natës së mbrëmshme rebelët çeçen kanë pushtuar katër fshatra në afërsi të Dagestanit. Terroristët islamik luftojn për krijimin e një shteti islamik që do të përbëhet nga Çeçenia dhe Dagestani./tvklan.al