Rusia, testime për një vaksinë kundër Covid-19



Rusia, testime për një vaksinë kundër Covid-19

23:10 02/06/2020

Edhe Rusia i është shtuar listës së vendeve që po testojnë një vaksinë kundër Covid-19. Pas disa javësh luftë intensive me sëmundjen, në të gjithë botën ka nisur testimi i disa mjekimeve të mundshme të sëmundjes.

Megjithatë Rusia  e ka çuar këtë  gjë në një nivel më të lartë. Ministria e Mbrojtjes ka zgjedhur 50 vullnetarë për testimin klinik të vaksinës për Covid-19.

“50 personel ushtarak, duke përfshirë 5 femra, janë zgjedhur për të testuar sigurinë dhe eficensën e vaksinës. Ata shprehën dëshirën vullnetarisht që të merrnin pjesë në testimet që do i bëhen vaksinës. Të gjithë iu nënshtruan ekzaminimeve dhe testimeve për një muaj”, tha në një deklaratë ministria.

Testimet do të kryhen nga Instituti Qendror i Kërkimeve. Më herët në këtë ndërtesë, janë testuar me sukses vaksina kundër Ebolas, MERS-it, etj. Grupi i parë i vullnetarëve do të marrë vaksinën të mërkurën./tvklan.al



Të ngjashme