Moska ka në plan të përshtasë sistemin e raketave “Tsirkon” në nëndetëset e saj dhe anijet sipërfaqësore

Rusia ka testuar me sukses një raketë hipersonike të quajtur “Tsirkon” (Zircon), një armë që Presidenti Vladimir Putin e ka shpallur si pjesë e një brezi të ri të sistemeve raketore.

Sipas njoftimit për shtyp, raketa u qëllua nga admiral Gorshkov nga një anije luftarake të vendosur në Detin e Bardhë. Ajo udhëtoi rreth shtatë herë me shpejtësinë e zërit përpara se të godiste tokën në vijën bregdetare të Detit Barenc më shumë se 350 km larg.

Disa ekspertë perëndimorë kanë vënë në pikëpyetje se sa e përparuar është gjenerata e re e armëve e Rusisë, ndërsa kanë hulumtuar që kombinimi i shpejtësisë, manovrueshmërisë dhe lartësisë së raketave hipersonike i bën ato të vështira për t’u gjurmuar dhe përgjuar.

Rusia ka në plan të përshtasë sistemin e raketave “Tsirkon” në nëndetëset e saj dhe anijet sipërfaqësore. Putini njoftoi një sërë armësh të reja hipersonike në 2018 në një nga fjalimet e tij duke thënë se ato mund të godisnin pothuajse çdo pikë në botë.

Në vitin  2019, ai kërcënoi se do të vendoste raketa hipersonike në anije dhe nëndetëse që mund të fshiheshin jashtë ujërave territoriale të SHBA nëse Shtetet e Bashkuara lëviznin për të vendosur armë bërthamore me rreze të mesme në Evropë. Uashingtoni nuk ka vendosur raketa të tilla në Evropë, por Moska është e shqetësuar se mund të ndodhë.

Klan News